Putin kërcënon Europën me luftë Bërthamore!

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit vjetor. Moskë, 29 shkurt 2024. Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit vjetor. Moskë, 29 shkurt 2024.Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë.

“[Shtetet perëndimore] duhet ta kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin caqet në territoret e tyre. E gjithë kjo, realisht kërcënon një konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrim të njerëzimit. A nuk po e kuptojnë këtë ata?”, tha Putin.

Duke folur më pak se tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putin përsëriti narrativin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë i Ukrainës ishte i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.