PROTESTA/ Skenari që po trazon Tiranën, dy rrugët e Berishës!

Diten e sotme ne oren 18.00 opozita ka thirrur protesten e trete kombetare radhazi brenda nje muaji. E para e mbajtur ne 24 Janar ishte brenda pritshmerive dhe pa shume surpriza. Te vetmet elemente ndryshe nga me pare, per habi te te gjitheve ishin fishekzjarret.

Ne kunderpergjigje te kritikave, lidershipi demokrat vendosi te ‘rendoje doren’ ne protesten e dyte te mbajtur ne 10 shkurt, ndonese pjesemarrja nuk ishte ajo e dy javeve me pare. Ne kete proteste, pati perplasje te forta mes protestuesve dhe policise, ndersa sheshi perballe Kryeministrise dhe godines se Kuvendit i ngjante nje arene beteje, ku ‘sundoi’ molotovi e gazi lotesjelles.

Po sot çfare skenari ka pergatitur PD per sot?

Nga brenda radheve ka nje presion te shtuar ndaj kupoles se PD per te ekstremizuar aksionin e saj, disa kerkojne ngritjen e nje cadre para Kryeministrise ne formen e ngujimit te vitit 2017, te tjere kerkojne akte me te dhunshme duke kriitikuar ate qe deri me tani e kane cilesuar si turizem ne Tirane!

Doktori i gjendur ngushte dhe nen presionin e bazes do te synoje te coje ne maksimum sot aktet e reagimit opozitar, por ajo qe e ndal vrullin e tij jane thirrjet e nderkombetareve, e fundit ajo qe erdhi nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister . Ky i fundit kete fillimjave nga Tirana i dha nje mesazh kupoles se PD ku tha se protestat e dhunshme nuk kane vend ne demokraci.

Ne te tilla kushte, vendimmarrjet e Berishes jane te limituara, ndonese nuk perjashtohet nje skenar qe çon ne perplasje te forta. Ne publik edhe sot doktori foli per nje proteste paqesore, mbetet per t’u pare se nese ky qendrim eshte nje strategji e demokrateve per te kapur te papaergatitur palen perballe ose ne te vertete gjithçka do te mbetet ne kuadrin e protestave te fundit te mbajtura ne vend.

E megjithate per protesten e sotme ka nje klime tensioni ne Tirane, ndryshe nga heret e meparshme.

Policia e ka cilesuar te paligjshme protesten e PD, por pavaresisht ketij fakti ka marre masa per mbarevajtjen e saj. Nderkohe sic ndodh tradicionalisht, Edi Rama nuk do jete ne zyre ndersa opozita mban protesten. Vetem nje dite me pare, kryeministri ishte ne SHBA, ndersa u inaugurua Bordi i Paqes, aktivitet ne te cilin Rama siguroi edhe nje bisede te shkurter me Trump lidhur me gjyqin per ish kreret e UÇK, ndersa publikisht gjate fjalimit i kerkoi ndihme per zgjidhjen e kesaj çeshtjeje.