Kamboxhia ka bërë thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm” me Tajlandën, pasi të dy vendet kanë parë më shumë se 30 të vrarë, përfshirë civilë, në përleshjet e vazhdueshme kufitare.
Ambasadori i Kamboxhias në OKB, Chhea Keo, tha se vendi i tij kërkoi një armëpushim “pa kushte”, duke shtuar se Phnom Penh gjithashtu dëshironte një “zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes”.
Tailanda nuk ka komentuar publikisht mbi propozimin, ndërsa ka refuzuar ndërmjetësimin e një pale të tretë. Më parë ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tetë rrethe që kufizohen me Kamboxhian.
Të paktën 32 persona – ushtarë dhe civilë – janë vrarë dhe gati 200,000 të tjerë janë zhvendosur në dy vendet e Azisë Juglindore, të cilat akuzojnë njëra-tjetrën se qëlluan të parët të enjten.