Peqin, 2 djem të rinj humbasin jetën në aksident me makinë, ja emrat!

Dy djem të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj nga Peqini, të dy 24 vjeç, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi.Aksidenti tragjik në Peqin, Report Tv siguron pamjet e makinës së shkatërruar.

24-vjeçari Gabriel Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.Report Tv ka siguruar edhe pamjet pak çaste pas aksidentit të rëndë, ku duket makina e shkatërruar.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.