Nje kerkes publike per Z Ilir Alimehmeti, Z Fisnik Qosja, Z Krishnik Çollaku, Z Dash Sula dhe çdo te zgjedhur tjeter ne forumet drejtuese te PD, kryesi, sekretariate, deputet, departamente dhe keshill kombetar (se per keta qe jan jashtë PD dhe qe kaniduan ne 11 maj me parti te tjera e moren nga 30-90-100 apo 200 vota as ma ndjen fare se çfarë lehin si faktor imagjinar).
Pse heshtet kur njerez pa kontribute e jashtë PD qe u futen ne listat e mbyllura te PD si pasojë e pazareve te pista???Pse nuk belbezuat asnje fjale per koalicionin mizerabel me LSI, PDIU, qe jo vetem nuk solli asjne vote tek PD por i dhane ngarkese negative duke i vjedhur demokratëve 5 mandate LSI me 8000 vota dhe 1 mandat PDIU me 1500 vota??
Pse heshtet ne kete kohë kur pate qe ne listat e PD u perfshinë individë ordinerë apo llumhane qe ne shumicen derrmuese kane qene kundershtarë te PD dhe te anatemuar nga vet PD si elementë te botes se trafiqeve?
Pse nuk folet asnje fjale gjate fushates per orientimin e votes drejt 2-3 kandidateve dhe lobimet e pamoralshme qe u benë nga ata qe ju kerkoni sot me te drejte qe te japin doreheqiet ose te hiqen nga pozicionet drejtuese qe mbajne ne PD se nuk vlejne asnje grosh?
Nuk po zgjatem me se do me duhet nje nate dimri te rendis problemet qe Ju te nderuar duhet te flisnit ne kohen dhe vendin e duhur qe te ishit sot realist ne ate qe ju shoh se shprehni ne media apo FB per riorganizimin e PD.
Të mençur pas Kuvendi apo trim pa lufte është njëlloj si të bësh një vërrë në ujë.
Ndaj a ka mundesi ne kete muaj gushti te na lini rehat mos na çani trapin si parimorë se kismet ne shtator do mblidhemi prapë e kam hall se do duartrokisni e do ekzaltoheni nga fjalimet bombastike revolucionare te disa idioteve politikë qe ne çdo mbledhje flasin per fitore e suksese ne deget qe ata mender drejtojne per t’u bere qejfin Berishes, Nokes, Palokes, Vokshit, Bylykbashit, Boçit etj.Se Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku dhe grupi i tyre qe erdhi me “kontrate” te qarte ne Rithemelim nuk kane nevojë per askend qe t’ju bejë qejfin se bejne qejf vete duke share 3 vjet me rrenje e dege demokratet dhe vitin e fundit para zgjedhjeve vijne per t’u bere deputetë me nje kod zgjedhor bastard qe e votojne se bashku me Ramen vetem per karriket e tyre.