Linda Rama ja turpi politik që bënë deputet të opozitës ndaj meje!

Në një rrëfim të zgjeruar për revistën Newsbomb, Linda Rama përshkruan hap pas hapi përpjekjen e një grupi deputetësh të opozitës për ta larguar nga angazhimet e saj profesionale me partnerë ndërkombëtarë, klimën politike përpara zgjedhjeve dhe përgjigjet që pasuan nga institucione të huaja, media dhe shoqëria civile.

Ajo e quan këtë veprim “ferman turpi politik” dhe thekson se, pavarësisht rezultateve zyrtare, nismëtarët “do të mbeten të vetëdënuar si humbës”.Çfarë bënë deputetët e PD para zgjedhjeve.

Sipas Linda Ranes, pak para nisjes së fushatës zgjedhore, deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare me një letër ku kërkonin që ajo të mos angazhohej më si eksperte në studime e projekte të tyre. Qëllimi, siç e përshkruan ajo, ishte ta penalizonin profesionalisht jo për mungesë merite, por për shkak të statusit të saj familjar. Letra u publikua në media, duke u shndërruar shpejt në temë debati publik.

Nuk ishte mbi cilësinë e punës, por mbi një tentativë për delegjitimim personal. Çfarë thotë Linda Rama sotE pyetur nëse e shqetësoi fushata kundër saj, Linda përgjigjet shkurt: “Aspak.” Ajo thotë se ia la përgjigjen standardeve dhe publikut: “Dhe e bënë, duke më dhënë ndjesinë e triumfit që mbart dija, puna e devotshme dhe përkushtimi.

”Në përmbyllje, Linda e kthen episodin në një mësim mbi etikën publike: vendimmarrjet për bashkëpunime ndërkombëtare maten me meritë dhe standarde, jo me presione politike. Episodi, siç thotë ajo, shërben për të dokumentuar një praktikë që bie ndesh me parimet demokratike dhe për të riafirmuar se karriera profesionale nuk mund të kushtëzohet nga etiketime apo “fermanë” partiakë.