Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë/ Pritet takimi me Ramën, fokus kriza në Bjellorusi dhe angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB

TIRANË- Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse do të kryejë vizitën e saj të parë në vendin tonë, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije Tsikhanouskaya përmes rrjetit të saj social Twitter, nga ku theksoi me kryeministrin do të diskutojnë për rolin e Shqipërisë në OSBE, sa i përket krizës në Bjellorusi dhe angazhimin e saj në të ardhmen në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

Kush është Sviatlana Tsikhanouskaya?

Ajo ka garuar kundër Aleksander Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Fituesi i “garës” ishte Lukashenko me 80,10% të votave pasi zgjedhjet u manipuluan nga vetë ai.

Pas humbjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme ajo është larguar për në Lituani, ku edhe mori azil politik.