Komisioni parlamentar i Fatmir Xhafajt bëhet i përhershëm, a do ta shkrij Rama SPAK në shtator!

Legjislatura e 11-të e Kuvendit do të ndryshojë edhe arkitekturën e këtij institucioni.Puna e nisur më herët nga një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi, ka arritur në përfundimin se duhen shtuar 3 komisione parlamentare të përhershme, duke e bërë më të profilizuar dhe konkrete.

Kështu, Komisioni aktual parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione:2/3-at e listave të hapura në ‘teori’! Në Kuvendin e ri vetëm 45 deputetë ‘produkt’ i garësLEXO EDHE:2/3-at e listave të hapura në ‘teori’!

Në Kuvendin e ri vetëm 45 deputetë ‘produkt’ i garësKomisioni për Energjinë;Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin;Komisioni për Bujqësinë.Ndërkohë, Komisioni i 11-të pritet të jetë ai që u drejtuar nga Fatmir Xhafaj si komision i posaçëm.

Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” pritet të kthehet në një komision të përhershëm, çka do të sillte edhe përfshirjen e anëtarëve nga opozita.

Burimet thonë se në këtë skemë të re me 11 komisione, pritet që 7 të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.Megjithatë, ajo që nuk dihet ende dhe mbetet e pakonfirmuar është se cili nga komisionet e reja parlamentare do t’i jepet opozitës për ta drejtuar.

Këto vendimmarrje u morën pas disa takimeve që Kryeministri Edi Rama ka bërë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin aktual të grupit socialist, Niko Peleshi, dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. reporttv