Kandidati i PD Kalaja në zgjedhje denoncon mu vodhën votat brënda partisë!

Kandidati i listës së hapur i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që ka akuzuar më parë kolegët e tij brenda partisë, se i kanë vjedhur votat në zzgjedhjet e 11 majit, tha se vijon që të ketë besim se do të jetë në parlament.

Kalaja u shpreh në një intervistë në News24 se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetësuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsikim zgjedhor”.”Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS.

Prokurori ka pranuar veprën penale të falsikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha.

I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej.