Francesca Albanese, një aktiviste italiane dhe raporterja e Kombeve të Bashkuara per situatën në Gaza. Ajo që pak e dinë është se ka origjinë të larget shqiptare, ka marrë vëmendjen e medias dhe opinionit publik botëror për qëndrimin e saj të fortë në lidhje me situatën në Gaza.

E lindur në Itali nga prindër me origjinë shqiptare, Albanese ka shfaqur një angazhim të fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe ka kritikuar ashpër veprimet e Izraelit në rajonin e Gazës.
Në një intervistë të fundit, ajo argumentoi se dhuna dhe pushtimi kanë dëmtuar jo vetëm popullin palestinez, por gjithashtu po minojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
“Dëmi që po i bëhet njerëzve të pafajshëm është i pallogaritshëm, dhe ndërgjegjësimi ndërkombëtar është thelbësor për të sjellë fundin e këtij konfliktit,” tha Albanese.
Francesca pati një rritje të shpejtë në popullaritet përmes aktiviteteve të saj në rrjetet sociale dhe përmes pjesëmarrjes në protestat që kërkojnë një qasje më të drejtë dhe humane ndaj krizës në Gaza.
Ajo është angazhuar, gjithashtu, për të mobilizuar mbështetje për organizatat që ofrojnë ndihmë humanitare në rajon.Albanese është bërë një zë i fortë për shqiptarët në diasporë, duke shfrytëzuar trashëgiminë e saj kulturore për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet e rëndësishme globale.
Kritikat e saj ndaj politikave të Izraelit, së bashku me angazhimin e saj për paqe, e bëjnë Francesca Albanese një figurë të shquar në diskutimet aktuale mbi drejtësinë sociale.