Ilir Meta vijojmë marrëveshjen me Berishën. Forcohet koalicioni!

Pas miratimit të listës së anëtarëve të Kryesisë që do t’i propozohet Konventës Kombëtare, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një konferencë për shtyp, duke thënë se gara është e hapur për pozicionet e reja drejtuese në parti. Meta theksoi se fraksionet do të jenë të lejuara në Partinë e Lirisë.

Ilir Meta u shpreh i vendosur për vijimin e koalicionit me Partinë Demokratike, duke thënë se kushti i vetëm për aleancën ngelet vijimi i luftës pa kompromis ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se edhe në Shqipëri do të refuzohet plani i shpopullimit, siç ndodhi në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Syri.net