Greqi shqiptari vret gruan 36 vjeçare, arratiset në drejtim te paditur!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Volosit në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas është arratisur.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda. Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Më pas 40-vjecari dyshohet se e vrau gruan e tij, gjithashtu shqiptare, me një mjet të mprehtë dhe menjëherë më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke vrapuar përmes rrugës Gladstonos.

Ndërkohë Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje ndodhen gjithashtu ambulanca dhe mjeku ligjor.

Sipas përshkrimeve, autori me origjinë shqiptare, ishte i qethur, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe bluzë të bardhë, si ke kishte një tatuazh në dorën e djathtë.

Sipas raportimeve nga protothema.gr, nuk kishte histori të dhunës familjare midis çiftit.