Bashkimit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore, për median greke Ta Nea në qershor.Qershia mbi tortë, megjithatë, ishte miratimi për OPEKEPE që të shpërndante kullota në ishuj apo në pjesë të Greqisë kontinentale shumë larg nga vendndodhja e fermerëve të bagëtive.
Dy ish-ministra të zhvillimit rural, Stavros Arachovitis dhe Makis Voridis, i dhanë dritën jeshile kësaj praktike, raportoi gazeta greke Kathimerini.
Ganis tha se OPEKEPE nuk kishte verifikuar kurrë nëse toka e deklaruar ishte vërtet kullotë dhe e vlerësoi humbjen për fermerët e vërtetë në 700 milionë euro në vit gjatë gjashtë viteve të fundit.
“Ne kemi humbje prej 40-70 për qind të subvencioneve”, tha ai për BIRN.Sipas dosjes së çështjes së EPPO-së, pjesë të së cilës janë raportuar nga media greke, deputetë vendorë nga tre parti politike ndërmjetësuan në sigurimin e subvencioneve për zgjedhës që në fakt nuk ishin fermerë, ose në regjistrimin e tokave kullotë që nuk ishin kullota fare.
Klientelizmi përbën, për fat të keq, një nga karakteristikat më përcaktuese të sistemit politik grek”, tha Stefanos Loukopoulos, bashkëthemelues dhe drejtor i Vouliëatch, një organizatë që promovon llogaridhënien parlamentare dhe transparencën.