Gazment Bardhi ka muaj që proteston në Kuvend bashkë me kolegët e tij opozitarë, duke mos lejuar zhvillimin e seancave normale plenare.
Bardhi në fakt gjithë këtë aksion e ka shitur sikur po kërkon të drejtat e opozitës dhe se po mbron pluralizmin politik. Por, një gjë e kemi parë të gjithë, aksioni i Gaz Bardhit me shokë u bë edhe më i fortë pas goditjes që SPAK i dha Berishës.
Ndonëse e dinim të gjithë që këtë lojë po e bën për Berishën, tani Bardhi s’ka nevojë të fshihet më, pasi ka vendosur ta zyrtarizojë bashkimin me Berishën.
Nesër grupi i PD do të mblidhet për herë të parë pas përçarjes në selinë e Rithemelimit.
Që pas kthimit nga Amerika vihet te një ndryshim i qëndrimit të Bardhit, nëse deri dje qëndronte i fshehur pas Berishës, me të ardhur nga SHBA ai iu bashkua protestës poshtë ballkonit, ndërsa tani i shkon në seli ish-kryeministrit të shpallur non grata.