Forcat gjermane duhet të jenë gati për luftë, që do të thotë më shumë shpenzime, tha në një intervistë ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.
“Ne kemi nevojë për buxhet mbrojtje për të paktën 80 miliardë euro, ndoshta 90 miliardë euro në vit nga viti 2028 e tutje për të mbuluar kërkesat që kemi për shkak të situatës më të ashpër të sigurisë,” tha Pistorius.
Ministria e Jashtme gjermane iu referua në mënyrë specifike presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka nisur luftë agresioni kundër Ukrainës për gati tre vjet dhe ka kërcënuar se do të sulmojë aleatët që mbështesin Kievin në përpjekjen e tij për të mbrojtur veten.