Rrokadë e madhe në kabinetin “Rama 4”: Zbulohen emrat e ministrave të rinj, Gonxhe merr postin e zv.kryeministritQeveria “Rama 4” pritet të hyjë në një fazë të re pas një rrokade të bujshme në kabinet.
Burime të sigurta bëjnë me dije se disa ministra aktualë do të largohen, ndërsa në skenë hyjnë emra të rinj, disa prej tyre surprizues.
Nga kabineti pritet të largohen Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, ndërkohë që në vend të tyre vijnë:
Adea Pirdeni – një profil i ri që pritet të marrë drejtimin e një prej ministrive kyçe. Aktualisht ministre shteti për antikorrupsionin.

Pirro Vengu – aktualisht i njohur për eksperiencën e tij në fushën e transportit dhe logjistikës si ministër i mbrojtjes.

Adelajda Rrokaj – e konsideruar si një prej emrave të rinj që kryeministri Rama ka vendosur të promovojë në nivel qeveritar. Aktualisht drejtoresha e agjensisë së zhvillimit të territorit që jep leje për ndërtesa mbi 12 kate, kryesisht kulla.

Blendi Gonxhe – merr postin e zëvendës kryeministrit, një ngritje e fortë në karrierë politike. Dikur krahu i djathtë i Ramës në Bashkinë Tiranë
Ervin Demo – gjithashtu pjesë e prurjeve të reja në ekzekutiv, aktualisht kryetar i bashkisë Berat.

Kjo lëvizje pritet të ndryshojë ekuilibrat në qeveri, duke sjellë fytyra të reja, por edhe duke lënë jashtë dy figura të spikatura si Balluku dhe Kumbaro, madje Kumbaro ikën dhe nga drejtuese qarku në Gjirokastër. Por largim pritet edhe për Ervin Hoxhën, Petrit Malajn dhe Anila Denaj nga bujqësia. Ikën dhe Ulsi Manja, për performancë të dobet si ministër dhe shume klanor duke promovuar shumë persona me origjinë nga Dibra.
Kjo shikohet si një “frymë të re” që Rama synon t’i japë kabinetit, por edhe si një sinjal për reformime të brendshme dhe përgatitje për sfidat e ardhshme politike. Por dhe rënie e krahut problematik Balluku Kumbaro një aleancë e frikshme politike. Balluku flitet si kryetare e parlamentit!
👉 Adea Pirdeni
👉 Pirro Vengu
👉 Adelajda Rrokaj
👉 Ervin Demo
👉 Blendi Gonxhe – Zëvendës Kryeministër