EKSKLUZIVE: Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme – Veliaj mbetet në burg. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, burime të sigurta konfirmojnë për redaksinë tonë se kryeqyteti do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas informacioneve të para, data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve është diku mes 15 shtatorit dhe 15 tetorit, në varësi të dekretit që pritet nga Presidenti i Republikës dhe përgatitjeve të KQZ.
Partia Socialiste, e cila ndodhet në një situatë delikate pas rrëzimit të një prej figurave më të forta të saj lokale, është tashmë në diskutime intensive për emrin që do të garojë në bastionin më të rëndësishëm të pushtetit vendor.
Tre emra përfliten si kandidatë potencialë të PS për Tiranën:
Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe deputete në Tiranë, shihet si figura më e qetë dhe me profil institucional.
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, me profil të lartë politik dhe besnike e kryeministrit Rama.
Blendi Gonxhe, Minister i ekonomisë Kulturës dhe Inovavionit dhe një nga figurat që ka fituar ekspozim mediatik në vitet e fundit, i njohur për qasje më urbane dhe mik i afërt me Ramën.
Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë pritet të jenë një provë e fortë për PS-në, e cila tashmë duhet të përballet me krizën politike të shkaktuar nga arrestimi i Veliajt dhe me një opozitë që pritet të hyjë në garë e mobilizuar.Në vijim pritet zyrtarizimi i vendimit dhe dekretimi i datës nga Kreu i Shtetit.