Çmendet Flamur Noka gjuan me miell ndaj gardistëve të shkrete!

Deputetët e opozitës, të cilët janë të përjashtuar nga seanca plenare, janë duke protestuar sot para Kuvendit.Ndërkohë Flamur Noka ka hedhur miell ndaj gardës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk i lejon që të futen në Kuvend, edhe pse janë ligjvënës.

“Garda ka marrë fytyrën e regjimit, ky nuk është urdhër, urdhër të ndalosh deputetin që të ushtrojë detyrën e tij, nuk është urdhër. Janë pasqyrë e narkoregjimit”, u shpreh ai. Të pranishëm në këtë protestë janë edhe deputetët Alvana Vokshi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë deputetët e Bashës janë futur në sallën e Kuvendit para një ore. Dhjetëra forca policie dhe të gardës ndodhen rreth Kuvendit.