Berisha zihet ngushtë nga gazetarët, nuk flet për milionat e harxhuara në fushatë për lobistin amerikan!

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut amerikan të fushatës, Chris LaCivita.

Berisha u shpreh se nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale dhe se të gjitha kostot janë mbuluar nga Partia Demokratike.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj konkret për faturën apo kohën e publikimit të saj, duke lënë në hije transparencën financiare të fushatës së 11 majit.