Beleri dhe Dule zgërdhien në KQZ, zgjedhjet mbahen ne 4 gusht!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi sot Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë. I dënuar me 2 vite për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit. Ra në sy se Beleri dhe Vagjel Dule u zgerdhinë, kaq keq janë trajtuar nga rregjimi i Shqipërisë!

‘Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha Celibashi, kreu i KQZ-së. Beleri u lejua të merrte pjesë vetë në mbledhje, ndërsa u soll i lidhur me pranga me njërin prej oficerëve të policisë që e shoqëroi në KQZ. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të mbërritjes së tij në KQZ. Brenda 30 ditëve, Beleri ka kohë të ankimojë vendimin në KAS, ndërsa Vangjel Dule paralajmëroi se do të ndjekin çdo procedurë për ta vijuar më tej betejën ligjore. Zgjedhjet në Himarë Presidenti Bajram Begaj vendosi ti shpallë në 4 gusht. Ndërsa priten emrat e kandidatëve.