Aksidentoi 2 motrat që humbën jetën në Sarandë, 24 vjeçari speicalist në ministrinë e brëndëshme!

Dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës, kur 24-vjeçari Kevi Norra u doli përballë në korsinë e tyre dhe u përplasën ‘kokë më kokë’. Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

I riu Kevi Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës me një mjet tip Audi kur u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë mbrëmjen e 24 gushtit. 24-vjeçari ka rezultuar i dehur në timon dhe për këtë arsye blutë e qytetit bregdetar tashmë e kanë vënë në pranga dhe akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia e Sarandës informoi se testi i parë i alkoolit rezultoi në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.