Gati dy vite e gjysmë pas SPAK e shpalli në kërkim, arratia e biznesmenit Ervin Mata, i njohur ndryshe edhe si ‘boli i kokainës’, ka marrë fund. Ish i dashuri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata, është arrestuar në Brazil dhe pritet ekstradimi në vendin tonë për llogari të SPAK.
Mata, i cili akuzohet se trafikoi tonelata me kokainë në vendet e BE dhe Amerikës Latine, fshihej në Brazil me dokumete angleze false.
Ervin Mata është shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë, ndërsa shteti brazilian mësohet ta ketë lëshuar urdhër-arrestin që më 11 mars ndërsa dekreti është publikuar më 23 shtator. Aktualisht Ervin Mata ende nuk është arrestuar.
Në këtë grup kriminal prej 11 personash të dërguar në gjyq me dosjen “Metamorfoza 2”, të përfshirë janë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani (gjithashtu dhe kunati i Ervin Matës).
Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndeve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.