FORLÌ – Prokuroria e Forlì-t ka specifikuar pesë rrethana rënduese në dosjen kundër Luca Spada-s, shoferit të ambulancës i cili ndodhet në burg që prej të shtunës nën akuzën e vrasjes së 85-vjeçares Deanna Mambelli. Sipas hetuesve, Spada i ka injektuar viktimës ajër përmes një kateteri venoz më 25 nëntor 2025, duke i shkaktuar vdekjen.Prokurorët dyshojnë se ky nuk është një rast i izoluar. Ata i atribuojnë Spada-s vrasjen e gjashtë të moshuarve në total, duke argumentuar se ai ka vepruar me një skemë të mirëmenduar.Akuzat dhe rrethanat rënduese
Pesë pikat që rëndojnë pozicionin e të dyshuarit janë:Përfitimi nga mbrojtja e pakësuar: Viktimat ishin të moshuar dhe në gjendje të pambrojtur.Shkelja e detyrës zyrtare: Spada akuzohet se ka shpërdoruar rolin e tij si person i ngarkuar me shërbim publik.Dëmtimi i pacientëve të shtruar: Veprimet janë kryer ndaj personave që ishin nën kujdes shëndetësor.Përdorimi i mjeteve insidioze: Injektimi i ajrit konsiderohet një metodë e pabesë dhe vështirësisht e diktueshme menjëherë.
Paramendimi: Prokurorët insistojnë se krimi ishte i planifikuar.Divergjenca mes Prokurorisë dhe GjykatësPika më e debatuar mbetet ajo e paramendimit.
Prokurorët mbështesin këtë tezë duke cituar një mesazh tronditës që Spada i kishte dërguar një kolegu më 17 nëntor:”Duhet që të mërkurën, me datë 26, të bëjmë një turn të gjatë bashkë, kështu thajmë (vrasim) dikë dhe jemi perfektë.”Sipas akuzës, ky mesazh vërteton planifikimin e vrasjes, e cila u krye vetëm një ditë përpara datës së përmendur. Megjithatë, gjyqtarja e hetimit paraprak (GIP), Ilaria Rosati, ka shprehur rezerva.
Sipas saj, ky element nuk vërteton në mënyrë të prerë një zgjedhje të programuar (premeditazione), por mund të jetë tregues i një vendimi të marrë në moment ose i një parapërgatitjeje të thjeshtë të krimit, duke mos e pranuar zyrtarisht rrethanën rënduese të paramendimit në këtë fazë.Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të pesë rasteve të tjera të dyshimta që lidhen me veprimtarinë e shoferit të ambulancës.