Analisti i njohur Lorenc Vangjeli pas largimit të Elisa Spiropalit, Edi Rama bie

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli është shprehur i mërzitur për largimin e Elisa Spiropalit dhe ka bërë një parashikim të fortë: tani Edi Rama bie.Analisti i mirënjohur Lorenc Vangjeli ka bërë një parashikim të ashpër ndaj Edi Ramës, duke deklaruar se me këto ndryshime fillon rënia e tij politike. Padyshim, Rama një ditë do të largohet nga skena politike dhe nuk mund të jetë kryeministër për gjithë jetën. Problemi, sipas Vangjelit, është se ky parashikim lidhet ngushtësisht me largimin e Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme, me të cilën dihet se ka një miqësi të hershme.Duke folur dje në emisionin e Grida Dumës në Top Channel, analisti Vangjeli tha se: “Edi Rama, me këto ndryshime, nuk do të ketë një fund të lumtur, sepse po rrethohet me anonimë rreth vetes.” Një qasje që Lenci nuk e kishte disa muaj më parë, kur Elisa ishte ministre, por e ka tani që ajo u largua.Gjithsesi, redaksia e Kuqezi uron që Rama të largohet dhe Elisa Spiropali t’i marrë atij postin, duke u bërë kryetare e PS-së.