Gazetari dhe drejtuesi i shumë emisioneve, Sokol Balla, është thirrur sot në SPAK për hetimin pasuror që ka filluar ndaj ish-gruas së tij, Belinda Balluku. Balla ka qenë ditën e sotme disa orë në zyrat e SPAK dhe mësohet se është thirrur nga prokurori Dritan Prenci, i cili po heton Ballukun intensivisht për disa afera korruptive, si Unaza e Madhe e Tiranës apo tuneli i Llogarasë.

Ndërkohë, sot Kuvendi do të vendosë përfundimisht nëse do t’ia heqë apo jo imunitetin zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për t’i hapur rrugë më tej edhe arrestimit të saj.