Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar 23 takime me të gjithë fermerët në Shqipëri, për të diskutuar për problematikat e skemës së bujqësisë dhe hartimin e skemës së bujqësisë. Ministri Andis Salla, në një konferencë për mediat bëri me dije se skema e re e bujqësisë me vlerë 5.2 mld euro, do të vijë me një risi për të rinjtë.
Për çdo të ri të moshës 18-35 vjeç që do të hapë biznes në blegori, parashikohen grante 7-10 mijë euro.“Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’i japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të rinj dhe të reja që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë.
Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që në do ta vendosim në formë granti”, tha Salla. Shqiptarja.com