Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 67- vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, më 29 dhjetor, i cili sapo mbërriti në hyrjen e pallatit për t’u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte, një shpërthim i fuqishëm tritoli i mori jetën, në lagjen “Manush Alimani”.Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “SHADOWS”, ku 4 persona janë vënë në pranga: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Sipas policisë, këta persona kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive e dyshuar me telekomandim në distancë, kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Hysni Ymeri.
Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.