Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luan sot ndoshta një nga sfidat më të rëndësishme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ku përballë do të ketë Serbinë. Ndeshja luhet në orën 20:45, në stadiumin e Leskovacit, shumë pranë kufirit me Kosovën.
Kjo sfidë e cila shpesh herë kalon kufijtë e futbollit për shkak të kontekstit historik të dy vendeve, është e rëndësishme për të dyja ekipet dhe mund të vendos se cili ekip mund të shkojë në ‘Play Off-in’ për kualifikimin për në botëror, pasi Anglia kryesuese është shkëputur ndjeshëm në krye.Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë në grupin K, ndërsa Serbia e treta me 7 pikë, por rivalët ballkanas kanë një ndeshje më pak se kuqezinjtë.