I njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, tha në një intervistë për Euronews se nëse do t’i ofrohej, do të pranonte të bëhej Ministër i Kulturës në qeverinë “Rama 4”.
“Nuk kam nevojë për para. Paratë nuk më bëjnë të lumtur. Unë kam shkuar kaq larg për të treguar se mund të bëhesh dikushi edhe pa u marrë me drogë. Kam mjaftueshëm për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Nëse ndonjëherë do të isha ministër Kulture, jam njeri fjale dhe do të mbaja premtimet,” u shpreh Noizy.