Nuk ka më vend të sigurt për kriminelët ekstradohet nga Republika Domenikane i shumë kërkuari!

Pak ditë pasi u arrestua në Republikën Domenikane, Vilson Pepa është ekstraduar në Shqipëri. Forcat RENEA ‘blinduan’ aeroportin e Rinasit në orët e para të mëngjesit e sotëm, me mbërritjen e 41-vjeçarit nga Lushnja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas. Pas ekstradimit, Pepa u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

41-vjeçari, i njohur edhe si Soni Pepa, akuzohet si i përfshirë në trafikun e një ngarkese prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë lëndë narkotike në të njëjtin qytet.

Report TV siguroi edhe videon e momentit të arrestimit të tij në Santa Domingo, ku shihej i prangosur në duar dhe këmbë, ndërsa mbante një helmetë në kokë si edhe një jelek antiplumb