Këngëtarja e njohur Mira Konçi ka ndarë së fundmi disa foto të veçanta pranë vajzës së saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Në imazhet e publikuara, dyshja duket elegante dhe plot stil, por komentet në rrjete sociale nuk vonuan: shumë ndjekës theksuan se “më në formë është e ëma sesa e bija”.
Mira, prej vitesh e dashur për publikun shqiptar, shfaqet me një elegancë natyrale dhe një energji që e bën të duket gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, vajza e saj po ndjek hapat e nënës në art dhe skenë, duke marrë gjithnjë e më shumë vëmendje.

Ky postim u kthye shpejt në një bisedë të gjerë online, ku fansat vlerësuan lidhjen e veçantë nënë–bijë, por edhe pamjen mahnitëse të Mirës.✨ A është vallë Mira Konçi një nga shembujt më të mirë që bukuria dhe freskia nuk njohin moshë?