Mosadi Izraelit nuk fal, ekzekuton kryeministrin e rebelëve Huthi në Yemen!

Rebelët Huthi të Jemenit u zotuan të shtunën se do të hakmerren për vrasjen e kryeministrit të tyre dhe udhëheqësve të tjerë politikë nga sulmet ajrore izraelite në fillim të kësaj jave.

Huthët konfirmuan se kryeministri Ahmed al-Rahawi u vra në një sulm në kryeqytetin jemenas Sanaa të enjten, i cili la edhe të tjerë të plagosur rëndë.

Mahdi al-Mashat, kreu i Këshillit Suprem Politik të Houthëve, tha në një deklaratë video: “Ne i premtojmë Zotit, popullit të dashur jemenas dhe familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve se do të hakmerremi dhe do t’i shndërrojmë plagët në një fitore”.