Transaksione të dyshimta me pasuritë e paligjshme, shitje blerje apatamentesh nga mamaja pensioniste, dhe 5 emrat e përdorura ndër vite. Shqiptarja.com dhe Report Tv, zbulojnë të dhëna të reja rreth sipërmarrësit Kristian Koni, 35 vjeçar, të cilit një ditë më parë iu sekuestruan prona e vila luksoze në komplekse rezidenciale në zonat më të shtrenjta të Tiranës, apo dhe në bregdetin e Jugut, në zonën e Palasës. Vlera totale e tyre, sipas policisë shkonte mbi 26 milionë euro.
Ndaj Konit veproi i ashtu quajturi ligji Antimafia. Në fund të viteve 2000, ai rezulton të ketë qenë, sipas autoriteteve pjesë e grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës në Itali, ku dhe është arrestuar e dënuar.
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë siguruar vendimin për sekuestron e pasurive të Kristian Konit, në të cilin tregohet me detaje rasti i blerjes së një vile luksoze në Rolling Hills, me një çmim disa herë më të ulët se vlera.
Në dosje listohen 18 pasuritë që i janë sekuestruar Kristian Konit, nënës së tij Fitnete Meta, apo në emër të shoqërisë “Kriol.Al” në pronësi të vetë 45-vjeçarit.
Për Konin dhe të ëmën e tij “janë ngritur dyshime të arsyeshme se veprimtaria e tyre ka si burim pasuri me origjinë kriminale, që lidhet ngushtësisht me shtetasin Kristian Koni dhe historikun e tij të mëparshëm penal”, thuhet në vendim. Reporttv