Në një rrëfim të zgjeruar për revistën Newsbomb, Linda Rama përshkruan hap pas hapi përpjekjen e një grupi deputetësh të opozitës për ta larguar nga angazhimet e saj profesionale me partnerë ndërkombëtarë, klimën politike përpara zgjedhjeve dhe përgjigjet që pasuan nga institucione të huaja, media dhe shoqëria civile.
Ajo e quan këtë veprim “ferman turpi politik” dhe thekson se, pavarësisht rezultateve zyrtare, nismëtarët “do të mbeten të vetëdënuar si humbës”.Çfarë bënë deputetët e PD para zgjedhjeve.
Sipas Linda Ranes, pak para nisjes së fushatës zgjedhore, deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare me një letër ku kërkonin që ajo të mos angazhohej më si eksperte në studime e projekte të tyre. Qëllimi, siç e përshkruan ajo, ishte ta penalizonin profesionalisht jo për mungesë merite, por për shkak të statusit të saj familjar. Letra u publikua në media, duke u shndërruar shpejt në temë debati publik.