Trump bëhet sallatë ngaterron Shqipërinë me Armeninë!

Presidenti Donald Trump ka bërë e një gafe të madhe teksa deklaronte kënaqësinë e tij për fundin e luftës mes Azerbajxhanit dhe… Shqipërisë!

Kjo ndodhi teksa ai ‘u mburr’ me përfundimin e armiqësive midis dy vendeve, por në vend të shprehej Armenisë, shqiptoi Albania. Kjo ndodhi të martën (19 gusht) dhe ka habitur jo pak analistë dhe media, kur kuptuan se Shqipëria ndodhet me mijëra kilometra nga Azerbajxhani.“Shumë gjëra të mahnitshme, të mrekullueshme.

E patë Aberbaijanin. Ishte një ngjarje e madhe që kishte ndodhur për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë (në vend të Armenisë).

Mendoni për këtë.

Dua të them, ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha krerët, dhe i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, “Pse po ziheni ju djema?” Pastaj thashë, “Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të ziheni. Është çmenduri”, tha Trump, teksa dëgjohet edhe në audion e publikuar nga media.