Mijëra veta protesta kundër Netanjahut për luftën në Gaza!

Spitali Al Ahli në qytetin e Gazës u bombardua në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke vrarë të paktën 7 persona e plagosur të tjerë. Një i ri u vra gjithashtu në një tendë në qytetin e Gazës.’Al Jazeera’ raporton se bilanci i ditës së sotme nga bombardimet izraelite është 29 palestinezë të vrarë.

Nga ana tjetër, në Izrael mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Tel Avivit që nga ora 06:30 e mëngjesit për të protestuar dhe marrë pjesë në grevën e përgjithshme mbarëkombëtare të thirrur nga Forumi i Familjeve të Pengjeve.

Ata kërkojnë fundin e luftës në Gaza dhe një marrëveshje për kthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi. Deri tani 38 persona janë arrestuar për “prishje të rendit”, informon “La Repubblica”.