Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Asnje sukses!

Menjëherë pas takimit dhe konferencës së përbashkët për shtyp me Vladimir Putinin në Alaskë, Presidenti amerikan Donald Trump dha një intervistë për televizionin amerikan Fox Neës.Kreu i Shtëpisë së Bardhë e vlerësoi me notën 10 takimin e tij të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin dhe deklaroi se është bërë “përparim shumë i mirë” drejt paqes në Ukrainë. Megjithatë, Trump theksoi se “nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje.”“Ishte një takim shumë i ngrohtë. Putin është një njeri i fortë, shumë i ashpër, por takimi mes dy vendeve të rëndësishme ishte i ngrohtë dhe konstruktiv. Është gjë e mirë kur vendet e mëdha kuptohen me njëra-tjetrën. Mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje. Por, natyrisht, edhe Ukraina duhet të japë dakordësinë e saj”, u shpreh Trump gjatë intervistës.