Izraeli gati pushtimi total i Gazës, kritika të ashpra nga Anglia!

Pas vendimit të Kabinetit të Sigurisë, një zyrtar i lartë izraelit theksoi se:

Operacioni që IDF do të përgatisë ka të bëjë vetëm me Qytetin e Gazës: qëllimi është evakuimi i të gjithë banorëve të qytetit në kampet qendrore të refugjatëve dhe zona të tjera deri më 7 tetor 2025 (përvjetori i dytë i masakrës së Hamasit në Izraelin jugor). Do të vendoset një rrethim mbi terroristët e mbetur në zonë dhe ndërkohë, ushtria do të manovrojë brenda qytetit”.

Kanali 12 raportoi këtë, duke shtuar se kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz ishin të autorizuar të miratonin planin përfundimtar operacional të IDF-së.”Kabineti Politik dhe i Sigurisë miratoi propozimin e Kryeministrit për mposhtjen e Hamasit. IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke ofruar ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit.

Një shumicë absolute e ministrave të kabinetit ranë dakord që plani alternativ i paraqitur nuk do të çonte as në mposhtjen e Hamasit dhe as në kthimin e pengjeve”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Netanyahu kishte shpjeguar se “nuk ka ndërmend ta aneksojë ose qeverisë” Rripin e Gazës. “Pasi të çlirohet nga Hamasi, ne do t’ia dorëzojmë atë forcave arabe të cilat do ta qeverisin siç duhet”.

Por IDF është kundër planit, edhe pse do ta zbatojë atë pas vendimit. Mbledhja e djeshme (7 gusht) nuk kaloi pa tensione dhe debate mes Netanyahut dhe ushtrisë.”Pushtimi i Gazës do ta çojë Izraelin në një vrimë të zezë”, kishte paralajmëruar megjithatë shefi i IDF-së, Zamir.