Tiranë protestë pro palestinës merr pjesë dhe e famshmja Greta Thunberg!

Aktivistja Greta Thunberg do të jetë këtë të mërkurë e pranishme në protestën pro palestinezëve që do të mbahet në Tiranë.

Ka qenë vetë aktivistja që ka njoftuar pjesëmarrjen përmes një postimi në rrjete sociale.Protesta do të mbahet në orën 18:00, në sheshin Skënderbej.

“Gaza ka hyrë në fazën 5 të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin pak energji që u ka mbetur për të nxitur botën të ngrihet dhe të zgjedhë një anë. Nesër, ne do të ngrihemi së bashku për të kërkuar fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”, thotë ajo teksa njofton pjesëmarrjen në protestën e Tiranës.