Njësoj si të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia e Tiranës pritet t’i nënshtrohet një “rifreskim” në nivele drejtuese.
Burime bejne me dije se gjatë takimit të sotëm me deputetët e PS në Tiranë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë, pa përjashtuar ata aktualët.
Të njëjtat burime i thanë se do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj, me një proces përzgjedhjeje. Nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, që është aktualisht jo zv/kryetare, por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës.
Si në bashkitë e tjera të vendit, është ngritur një grup pune ku 3 prej anëtarëve janë Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.