Ndonëse lideri i tyre, Sali Berisha, e ka shpallur Edi Ramën ‘rrezik kombëtar’, kryebashkiakët e tij morën pjesë në takimin me kryeministrin.
Madje, kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja thotë se pavarësisht se ai përfaqëson Partinë Demokratike, ka komunikim normal dhe për çështje pune me kryeministrin për të mirën e banorëve të Kavajës.Në një intervistë televizive, Qosja foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.
Sa i përket debatit me Ramën për legalizimet, ai tha se nuk ka pse i tregon planin e punës Ramës, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me Ramën.