Kjo ka qenë pak a shumë gjendja edhe në mes të viteve ’40 të shekullit të shkuar, kur në pushtet erdhën komunistët.
Me jugun dhe qendrën (hiq një rezistencë të nostalgjikëve të Mbretit dhe Abaz Kupit në Mat dhe Krujë) të rënë shpejt në duar të komunistëve, veriu -kryesisht ai katolik- i bëri qëndresën më të qenësishme komunizmit. Rezistenca ishte e përgjakshme, por nuk zgjati shumë.Në këtë siujdhesë rezistence Thethi i 11 majit u dëshmua një përjashtim.
Shaljanët e kësaj zone duket se ‘zgjodhën’ Edi Ramën, me sa duket të gënjyer nga një ‘besë’ që ky u dha gjatë fushatës duke u premtuar legalizime dhe falje gjobash. Dy muaj më vonë, fshati piktoresk mes Alpeve e pa veten të rrethuar, të gënjyer, të linçuar.
Shpagimi i daljes nga amaneti i të parëve ‘me komunistët nuk ka besë’, e plotësoi rrugën e vet në formë dramatike.
Me tokë të trashëguar, por pa trashëgimi, me vend të lakmuar, por pa katandi, me turistë të huaj, por pa vatra e kulme, malësorët, me siguri, kanë kujtuar porositë e priftërinjve katolikë të 1945 lënë gjyshërve të tyre”, shkruan ai.“Se pse katolikët kanë rezistuar en block si zotërime të së djathtës, ky është një fat, fakt dhe fatalitet historik.
Me ta ka qenë gjithmonë kështu: janë mbyllur në vetvete, lartësive të stuhishme të atdheut, për të refuzuar gjithçka që besimi, instinkti dhe, pse jo, kokëfortësia ua përplaste kodeve primordiale.
Siç e thotë një varg i atyre zonave ku i këndohet kësaj paradigme “se për grada e për çifligje, fenë e Krishtit nuk e shite”.Pas 500 vjetësh, ka ardhur koha që tokat e tyre të pakta, por të bukura, si të ishte një shpagim për gjithë atë mujtë shekullore, të fitojnë ‘grada’ dhe të bëjnë çifligje.
Por, ja, ku u vjen Edi Rama, me taborët edhe ma të zi se të osmanllive, dhe ua zë në grykë gostinë që ata kujtuan se ua kishte gatuar Zoti vetë.Edi Rama po e imiton Enver Hoxhën, sa me kulaç e sa me kërbac, edhe në atë se është kthyer kundër popullit ‘në emër të popullit’.Në parim, ky është fillimi i fundit”, përfundon Lela.