Qyteti bregdetar i Vlorës është zgjuar sot me një aksion të gjerë pastrimi, që synon jo vetëm përmirësimin e imazhit të qytetit në prag të pikut të sezonit turistik, por edhe zgjidhjen e problematikave të akumuluara ndër vite në disa prej zonave më të ndjeshme mjedisore.Në terren kanë qenë të pranishëm vetë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, si dhe deputetët e zgjedhur të qarkut, të cilët kanë ndjekur nga afër punën e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në këtë nismë.Ky aksion është pjesë e operacionit të ndërmarrë nga Task-Forca e krijuar pak javë më parë, me qëllim garantimin e pastërtisë, lirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e standardeve të munguara në disa zona të qytetit. Nisma vjen pas urdhrit të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë vizitës së fundit në Vlorë, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problematikave të evidentuara, sidomos në zonat turistike dhe ato të zaptuara prej vitesh në mënyrë të paligjshme.
Arkend Balla i përgjigjet për herë të parë Sali Berishës: Nuk u mbështeta nga krimi, sulmet ndaj meje alibi që të justifikoje humbjen e thellë në Durrës