Plas mes gazetarit lir Yzeiri dhe Agim Neshos, është budalla!

Në fjalorin anglisht të Oxfordit, por edhe në atë frëngjisht, « Larousse », ka edhe një përshkrim për një njeri që shfaqet me mungesë arsyeje të mjaftueshme për të kuptuar rendin e gjërave, me mungesë gjykimi dhe reflektimi. Në fjalorin e gjuhës shqipe, ky tip përshkruhet si ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyetimin e një njeriu të zakonshëm.

Agim Nesho paraqitet në publik si ambasador, megjithëse Fatos Tarifa në një shkrim të tijin e ka sqaruar se ai nuk ka qenë asnjë ditë ambasador («Agim Nesho nuk është emëruar kurrë nga kryeministri Fatos Nano ambasador në Shtetet e Bashkuara dhe, ipso facto, nuk është dekretuar nga presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe as është akredituar nga presidenti amerikan George W. Bush si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Po ta ndjekësh ligjërimin e tij do të vëresh se ai e ndërton tekstin mbi denoncime publike sipas stilit enverian dhe shfrytëzon për këtë ambientin e botës kalorsiake që ndërtontë dikur Don Kishoti.

I frustruar nga ideja se nuk arrin të kuptojë asgjë si njeri normal, ai ka bindur veten dhe Berishën, sidomos, që i shfrytëzon me mjeshtëri delirantët që nuk arrijnë të arsyetojnë si njerëzit normalë, se denoncimi i botës së përdalë shqiptare në kancelarinë amerikane është një akt sublim dhe me shumë efektivitet. 

Konspiracionistët profesionistë në Shqipëri janë të bindur që ai është rekrutuar prej kohësh nga Edi Rama që të shkruajë e të flasë me mungesë të dhimbshme inteligjencie, të nisë letra nëpër botë dhe të tregojë se në Shqipëri është instaluar diktatura më e egër në planet. Duke bërë këtë, Agim Nesho edhe vetë shërohet nga paranojat, edhe i del koha të shëtisë nëpër studio duke treguar procesin e hartimit të editorialeve të tij, edhe Shqipëria dhe Edi Rama damkosen si autokraci dhe si diktaturë.

Me këtë koracë mbrojtjeje, ata që duan të kritikojnë Edi Ramën për falimentimin e reformës në drjetësi, për arsimin e shkatërruar, për modelin ekonomik që favorizon kapitalizmin e egër dhe për plot gjëra të tjera, nuk arrijnë ta bëjnë dot, sepse, siç tha Sali Berisha, Agim Nesho e tronditi Edi Ramën me komentin në FOX News.