Në një deklaratë publike të paprecedentë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, zbuloi se homologu i tij shqiptar, Igli Hasani, “ka prejardhje greke” dhe flet gjuhën greke. Në vend që kjo të mohohej menjëherë nga pala shqiptare, Hasani zgjodhi të heshtë. Burime konfidenciale thonë se ai është në të vërtet nga një prind, prandaj e flet mirë greqishten.
Nëse është e vërtetë, bëhet fjalë për një çështje të rëndë sigurie dhe përfaqësimi kombëtar.
Si është e mundur që një përfaqësues i diplomacisë shqiptare të ketë lidhje etnike me një shtet tjetër me të cilin ka mosmarrëveshje historike, pa asnjë transparencë ndaj publikut?Heshtja e qeverisë shqiptare vetëm e thellon dyshimin: a është ky një rast i infiltrimit të heshtur diplomatik? Këto janë dyshime tê arsyeshme që Hasani duhet të flasë publikisht.
Çfarë simbolizon kjo për interesat kombëtare të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare? Publiku ka të drejtë të dijë të vërtetën.