Plas keq, Ministrja e Kosovës sulmon Edi Ramën.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka quajtur “fushatë kundër Qeverisë Kurti” fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Sipas Gërvallës, Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës.“Fjalimi i zotit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që kishim. Ishte një fjalim që e keqpërdori shumë mikpritjen e Kosovës, të tij dhe të delegacionit të tij.

Mendoj që nëse ai vjen për të bërë fushatë, duhet të vijë dhe ta bëjë këtë në mënyrë transparente kundër Qeverisë, pa keqpërdorur foltoren e Kuvendit”, tha ajo. E pyetur lidhur me kërkesën e Ramës për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, Gërvalla pretendoi se kjo nuk ishte këshillë vëllazërore. Kjo nuk është hera e parë që Gërvalla sulmon Edi Ramën, me porosi të Albin Kurtit.