Fredi Beleri do betohet si eurodeputet! Në Strasburg udhëton pa roje

Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash në Himarë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar, ka marrë leje për tu betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian në Bruklsel 16 korrik. Drejtoria e Burgjeve ka miratuar kërkesën e Belerit ditën e sotme. Beleri do te udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga efektive te burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur disa kritere për të miratuar lejen për Belerin dhe për këtë arsye ka pasur vonesa për dhënien përfundimtare të vendimit. Burgjet i kanë kërkuar të dhëna të plota Belerit, nisur nga garancia e lëvizjes, dorëzimi i biletës së udhëtimit vajtje-ardhje, qëndrimi dhe akomodimi në hotel. Nëse do të qëndrojë më shumë nga sa e parashikon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të njoftoj të gjitha institucionet në mënyrë zyrtare, përfshirë edhe autoritetet vendase në Bruksel.

Mediat greke shkruajnë se Beleri do të fluturojë të hënën në mëngjes (15 korrik) për në Athinë dhe më pas do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare që do të mbahet më 16 korrik. 

Beleri u dënua me 2 vute burg për korrupsion zgjedhor nga Apeli i Posaçëm.