Qëllohet Donald Trump gjatë mitingut në Pensilvani. Ish-presidenti dhe aktualisht kandidati për President i SHBA u largua nga podiumi pasi u dëgjuan të shtëna të forta në fillim të një mitingu në Butler, Pensilvani, të shtunën mbrëma me orën europiane. Ai është plagosur në veshin e djathtë dhe sipas burimeve paraprake është “më tepër një gërvishtje”.
Trump mori mjekimin në spitalin e zonës dhe me pas u largua dhe është në gjendje të mirë. Shërbimi Sekret amerikan thotë se Trump tani është i sigurt dhe nën masa mbrojtëse.
Sipas FBI atentatori që tentoi të vriste Trump është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks dhe u neutralizua nga Shërbimet Sekrete. Policia thotë së një pjesëmarrës u vra në miting dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Trump u mbulua nga agjentët në skenë pasi u dëgjuan goditjet. Gjaku mund të shihej në fytyrën e tij, ndërsa ai ngriti një grusht drejt turmës teksa u largua me shpejtësi. Atentat erdhi pas një dite të ngarkuar fushate si për Trump ashtu edhe për Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.