Një investigim i BBC, zbulon se roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë.
Të nëntë të mbyturit janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerra përsëri në det pasi arritën në ishujt grekë, ka gjetur analiza e BBC.
Në tre vitet e fundit, sipas investigimit të BBC, roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetra emigrantëve në Mesdhe.
Një pjesë janë hedhur qëllimisht, e të tjerë janë lënë aty apo nuk janë shpëtuar pasi janë dëbuar me forcë nga ujërat territoriale greke. BBC e mbështet investigimin e saj në pamje dhe dëshmi të dhëna nga dëshmitarët. Nga ana tjetër, roja bregdetare greke i ka kundështuar me forcë këto akuza për veprime të paligjshme nga ana e tyre.