Skandali i rrjedhjes në publik të pagave për rreth 630 mijë shqiptarë ka nxjerrë në pah ndër të tjera fijet e thella të lidhjeve të politikanëve. Mes këtyre fijeve, sipas të dhënave që kanë marrë dhenë në publik Belind Këlliçi nuk është thjesht dhëndër i Rilindjes, por zbulohet edhe lidhja e tij me Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës.Ndërsa Belindi bën opozitarin kundër Qeverisë, vëllai i tij, Reshard Këlliçi është ulur në prehërin e Rilindjes me një pagë më shumë se tre herë më të lartë se paga mesatare në Shqipëri.
Kjo zbulohet te dosja e mbi 630 mijë pagave që kanë dalë në publik, ku Reshard Këlliçi rezulton i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë rreth 1.9 milion lek të vjetra.Shoqëria është themeluar në janar të 2017-s për të ushtruar aktivitetin si Operator i Sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror dhe ajo është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.
Kjo lidhje duket se ka qenë edhe arsyeja e “ndarjes” së votave mes Belinda Ballukut dhe Belind Këlliçit në zgjedhjet e 25 prillit. Ministrja dhe deputeti i PD-së dolën ndër kandidatët më të votuar nga qytetarët në këto zgjedhje, ku Balluku ishte edhe më e favorizuara nga komisionerët, që siç doli nga verifikimi i votave nga KQZ-së rezultonte me më shumë vota nga sa kishte marrë realisht.